Malisheva nis rregullimin e rrugëve nëpër fshatra

Kosova

Malisheva nis rregullimin e rrugëve nëpër fshatra

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:48
Malishevë

Sot në fshatin Shkarashnik ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugëve brenda fshatit.

Për këtë qëllim sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi dhe zyrtarët përgjegjës komunal për realizimin e këtij investimi, e kanë vizituar Shkarashnikun, ku e kanë parë nga afër fillimin e punimeve, si dhe janë takuar me banorët.

“Ne si komunë jemi duke punuar në kompletimin e infrastrukturës në përgjithësi, ku rregullimi i rrugëve hynë në mesin e prioriteteve, edhe pse sot ne flasim vetëm për rrugët e lagjeve, brenda fshatrave, pasi rrugët kryesore janë të përfunduara. Edhe këtu në Shkarashnik, sikur edhe në fshatrat tjerë, ne jemi duke i realizuar kërkesat e juaja për rregullimin e rrugëve dhe besoj që shumë shpejt, në tërë komunën tonë, rrugët do të jenë në tërësi të përfunduara”, tha nënkryetari Berisha, gjatë takimit me banorët.

Ndërsa drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka thënë se “në Shkarashnik do të rregullohen 1650 metra rrugë, brenda fshatit, përkatësisht në lagjet e fshatit, ku do të bëhet hapja dhe zgjerimi i rrugëve, baza dhe asfaltimi i tyre dhe të gjitha këto mundësohen nga buxheti i komunës”.

Nga ana tjetër banorët e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë investim, pasi kjo ka qenë e nevojshme për të gjithë banorët, sepse sot, pothuajse çdo familje ka veturë dhe rregullimi i rrugëve, ju lehtëson qarkullimin e tyre të përditshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat