Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë plotësim të kërkesave të tyre - Bota Sot
Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë plotësim të kërkesave të tyre

Kosova

E mërkurë, 19 shtator 2018

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë plotësim të kërkesave të tyre

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:59
Protesta e zjarrfikësve

(E plotësuar) - Me thirrjet "Ne jemi shpëtimtarë dhe ne shpëtojmë jetë", zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës kanë protestuar para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka, tha se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa ta takojnë kryeministrin ose ndonjë përfaqësues të Qeverisë, për të diskutuar për kërkesat e tyre. 

Kërkesat e tyre janë që të rregullohet statusi i zjarrfikësit, definimi i kompetencave menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore; Të  bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi pasi që zjarrfikësit nuk kanë koeficient të njëjtë nëpër komuna; Te kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore e fetare dhe orët jashtë orarit; Të përmirësohen kushtet e punës si dhe të sigurohen  pajisje dhe mjeteve për punë.

Beka tha se kjo protestë do të jetë një zë i fuqishëm për të drejtat dhe kërkesat e zjarrfikësve të cilat janë legjitime, e të bazuara në ligje të cilat Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar.  Ndërsa tha se pakënaqësitë e zjarrfikësve  janë akumuluar me vite.

Beka: Institucionet na kanë shpërfillur

“Ne sot jemi tubuar që të ma dëgjojnë për brengat dhe situatën në përgjithësi që e ka kapluar shërbimin e zjarre fikjes dhe shpëtimit në Kosovë.. Në raport me përgjegjësitë dhe obligimet që kemi dhe mos përfillja ose mos gatishmëria institucional,  që ky shërbim të jetë funksional që të jetë në shërbim të qytetarëve. Ka  ardhur deri në këtë moment që asnjëherë nuk e kemi dashur. Ne nuk kemi dashur që të krijojmë situata. Kjo pritje e gjatë që është sinjal i miri që zjarre fiksit, sot janë shumë këmbëngulës në qëndrimet dhe kërkesat e tyre. Dhe ne presim nga institucionet , presim që të na kontaktojnë dhe në harmonizim me ministritë përkatëse relevante, të cilat deri më sot çdoherë ia kanë hedhur njëra tjetrës fajin, që asnjëherë nuk kenë në gjendje gatishmërie që realisht të merren me shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kosovë. Qëllimi jonë është të na pranojnë në dia log kryeministri me ministritë përkatëse dhe të dilet nga kjo gjendje e krijuar. Përndryshe ne jemi këmbëngulës dhe nuk do të largohemi, përderisa nuk na ftojnë në një takim dhe për të gjitha problemet të diskutojnë”, tha Beka.

Ndërkaq kryetari i BSPK-së Avni Ajdini  tha se me këtë protesta ata po i dërgojnë Qeverisë një mesazh, se ata janw  aty për t’i realizuar të drejtat e tyre.

Ajdini: Qeveritarët nuk po e çmojnë punën tuaj

“Ju jeni ata që shpëtoni dhe jetë të njerëzve duke rrezikuar dhe jetën tuaj, për t’i shpëtuar të tjerët. Por qeveritarët tanë, nuk janë në gjendje me çmu punën tuaj, rrezikshmërinë tuaj, sakrificën tuaj. Ju edhe sot jeni duke ia dhënë një mesazh Qeverisë, që jeni këtu për t’i realizuar të drejtat e juaja. Të drejtat tuaja janë konform ligjit, konform  konventave ndërkombëtare. Kjo çështje është neglizhencë e Qeverisë. Sepse deri tani ende nuk e keni statutin e rregulluar. Ende s’keni titullar. Megjithatë këto janë brengat e juaja që duhet të definohen.. Apelojmë tek qeveritarët tanë, që të dalin para punëtorëve dhe jo vetëm por të premtojnë, por premtimet e atyre që i japin sot të realizohen me afat sa më të shkurtë, së të dihet statuti i punëtorit të zjarrfikësit më kë ngjan.  Ajanë me policinë, a janë me komunën. Megjithatë ende nuk dihet me kënd janë ”, tha ai.

Ndërkaq kryetari i këshillit grevist Zymri Krasniqi tha se nuk kanë dalë me dëshirë të protestojnë, por kanë qenë të detyruar, pasi që kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga institucionet.

Krasniqi: Ne jemi heronj të gjallë të këtij vendi

“Ne jemi pjesë e këtij vendi. Jemi heronj të gjallë të këtij vendi. Në emrin tim personal dhe në emër të kryesisë së sindikatës kemi dal këtu, kjo dëshirë e jonë nuk ka qenë të jemi pjesë e këtyre protestave. Sepse çdo minutë, çdo sekondë jeta e një zjarrfikësi dhe qytetari është  në duar tona. Andaj nga këtu në emër tim personal dhe në emër të kryesisë së sindikatës, i parashtrojmë kërkesat që janë legjitime dhe të sakta...Nuk dëshirojmë të jemi supermen të këtij vendi. Mirëpo dëshirojmë që kërkesat tona të jenë legjitime sepse caktohet me ligj”, tha ai. 

Zjarrfikësit duan takim me përfaqësues të Qeverisë

Me thirrjet "Ne jemi shpëtimtarë dhe ne shpëtojmë jetë", zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës po protestojnë para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka  tha se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa ta takojnë kryeministrin ose ndonjë përfaqësues të Qeverisë për të diskutuar për kërkesat e tyre. Kërkesat e tyre janë të rregullohet statusi i zjarrfikësit, definimi i kompetencave menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore, të bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi pasi që zjarrfikësit nuk kanë koeficient të njëjtë nëpër komuna; Te kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore e fetare dhe orët jashtë orarit. Të përmirësohen kushtet e punës dhe të pajisjeve dhe mjeteve për punë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test