Reshitaj: Të vendosur për të fuqizuar eko-turizmin

Kosova

Reshitaj: Të vendosur për të fuqizuar eko-turizmin

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:06
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për mbikëqyrjen e duhur të burimeve në fshatrat Gradocë dhe Dollancë të Suharekës.

Reshitaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është fuqizimi i eko-turizmit në Komunën e Suharekës.

“ Këto iniciativa janë në përputhje me planin zhvillimor dhe politikat progresive të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndihmojnë në fuqizimin e turizmit malor. Këto investime do të rrisin kualitetin e jetës në përgjithësi dhe posaçërisht do të ndihmojnë në zhvillimin e eko-turizmit, si nevojë e veçantë dhe mundësi reale për Komunën e Suharekës marrë parasysh relievin e kësaj komune”.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se shumë shpejtë MMPH-ja, do të ketë investime në rregullimin e shtratit të lumit Tophulla, në mbledhjen e fidanëve për rreth rrugës Suharekë – Prizren dhe në zgjerimin e parqeve të gjelbra në qytetin e Suharekës.

Bali Muharremaj, deklaroi se komuna që ai drejton ka një numër të madh të projekteve që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti për riparimin e burimeve të ujit në fshatrat Gradancë dhe Dollacë të Suharekës është mbështetur nga iniciativa SATOYAMA në kuadër të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për vendosjen e dritave solare, shportave të mbeturinave si dhe shenjave turistike, që do të ndihmojnë turistët për orientim në zona turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat