Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Podujevë

Kosova

Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Podujevë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:17
Pamje nga Podujeva

Shiu dhe breshëri që ka renë javën e kaluar ka lënë pasoja të mëdha në kulturat bujqësore.

Në rajonin e Podujevës bujqit janë ankuar për dëmtimin e të gjitha të mbjellave.

Sipas tyre, tani pas breshrit më nuk kanë se çfarë të korrin sepse i gjithë gruri ka renë në tokë.

Pronarët e tokave të mbjella kërkojnë nga institucionet lokale dhe qendrore të dalin në terren dhe të shohin nga afër dëmin që e ka shkaktuar breshëri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat