Suhareka nesër Ditë Zie për vdekjen e familjes 5-anëtareshe në aksident trafiku

Kosova

Suhareka nesër Ditë Zie për vdekjen e familjes 5-anëtareshe në aksident trafiku

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:59
Pamje nga aksidenti

Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njejtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë

Lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve,Muharremaj ka shprehur ngushëllime duke thënë se në momente të vështira, bashkëndjenë me familjet e tyre në pikëllim.

Gjithashtu ai ka deklaruar se si kryetar komune do të vendosë ditën e varrimit si ditë zie.

Postimi i plotë:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.
Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat