Qeveria ua mori tokën, familjet e shpronësuara të Kaçanikut kërkojnë kompensim

Kosova

Qeveria ua mori tokën, familjet e shpronësuara të Kaçanikut kërkojnë kompensim

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:31
Qeveria ua mori tokën, familjet e shpronësuara të Kaçanikut kërkojnë kompensim

Kanë kaluar 9 muaj nga kur tri familje të fshatit Kovaçec në Komunën e Kaçanikut u shpronësuan me emergjencë, për shkak të qarjeve të tokës, të shkaktuara nga punimet në autostradën Prishtinë- Shkup.
Banorët akoma po presin kompensim nga Ministria e Ambientit. Ani pse u ishte premtuar se kjo do të bëhej brenda javësh.

Sedat Burrniku, banor i fshatit Kovaqec të Kaçanikut, flet për ndodhitë e muajit shtator të vitit të kaluar, kur filluan çarjet e tokës dhe mureve të shtëpisë, të shkaktuara nga punimet në autostradën Prishtinë-Shkup.

“Fillimisht dolëm në farefis, deri sa Bechtel-Enka mori vendim për me na pagua qeranë për tri familje. Kontrata për pagesën e qerasë me Bechtel-Enka na skadon në muajit tetor”, deklaroi banori Sedat Burrniku.

Por banorët kërkojnë zgjidhje për banim të përhershëm, ashtu siç u ishte premtuar nga Ministria e Ambientit.

Banori Arben Ahmetaj , thotë se procedurat e kompensimit janë zvarritur tej mase.
“Tepër është zvarritur puna e procedurave, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë, vazhdimisht na kanë thënë edhe dy javë do të ketë diçka. Tashmë janë bërë tetë muaj vonesa. Kërkojmë nga ministria t’i përshpejtojnë proceduarat për kompensim”, shprehet banori i njërës prej shtëpive të dëmtuara.

Sipas Drejtorit të Departamentit të Shpronësimit në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Afrim Murati çështja e shpronësimit është akoma në procedim.

“Pas miratimit të Vendimit Preleminar i dërguar në qeveri më 03.07 të këtij viti , 15 ditë pasi të hyn në fuqi Vendimi Preleminar, Departamenti i Shpronësimit, do të dërgojë në Qeveri Vendimin me të cilin përfundon procesi i shpronësimit dhe pronarët kanë të drejtë të aplikojnë për marrjen e kompensimit i cili bëhet sipas dokumentacionit pronesoro-juridik dhe datës së aplikimit”, ka përfunduar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat