Nis fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Kosova

Nis fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 14:15
Nis fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, zyrtarisht ka filluar fushata e korrje- shirjeve.

Fillimin e fushatës e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët janë ndarë të kënaqur me rendimentet e grurit. Komuna e Malishevës, e ka formuar edhe shtabin komunal për përcjelljen e fushatës së korrje shirjeve.

Berisha dhe Hoxha e kanë vizituar edhe bujkun Shani Hoti në Carrallukë, i cili është ndarë i kënaqur me rendimentin e grurit, pasi në arat që sot ishte duke i korrur, rendimenti sillje rreth 4.000 kilogramë me grurë për një hektar.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, ka deklaruar se rendimenti i grurit është sikur edhe pritej, pasi bazuar në raportet e sotshme, rendimenti është katër mijë kilogram për një hektar.

“Në disa vende, për shkak të shiut, ku uji ka qëndruar një kohë të gjatë në arat me grurë, rendimenti është më i ulët, por në përgjithësi, rendimenti është i kënaqshëm”, tha ai.

Ndryshe, në Komunën e Malishevës, me grurë janë mbjellë 38.780 hektarë, 36 hektarë me tërshërë, 18 hektarë me elb dhe 4.8 hektarë me thekër. Për realizimin e fushatës së korrje shirjeve, janë angazhuar 36 autokombajna, ndërsa çmimi i korrjes për një hektar është 100 euro, i përcaktuar nga ministria dhe ky çmim është duke u respektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat