Caritas-i zviceran shton prezencën në Kosovë

Kosova

Caritas-i zviceran shton prezencën në Kosovë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 11:35
Shyqiri Bytyqi në takim me përfaqësues të Caritas-it zviceran, të prirë nga Fred Lauener

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim përfaqësues të Caritas-it zviceran, të prirë nga Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë dhe Azi dhe Sandra Ege, përgjegjëse për Kosovën.

Sipas njoftimit për media, në takim u bisedua për projektin e përbashkët “SHPRESE - Vendosja e standardeve  parashkollore të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë”.

Ministri Bytyqi falënderoi Caritas-in zviceran për kontributin e madh që kanë dhënë në pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve, pra në nivelin parashkollor, si në aspektin e edukimit, por edhe atë të përmirësimit të infrastrukturës.

Pasi që përmendi faktin se Kosova ka një pjesëmarrje shumë të ulët të fëmijëve 0-5 vjet dhe po synohet të rritet kjo pjesëmarrje, ministri Bytyqi tha se shpreson që të mund të bisedohet në të ardhmen edhe për projekte të reja në këtë drejtim.

Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë theksoi se Caritasi zviceran ka marrë vendim që të shtojë prezencën në Kosovë me projekte të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat