Në Kosovë afro 1600 deponi ilegale të mbeturinave

Kosova

Në Kosovë afro 1600 deponi ilegale të mbeturinave

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 18:56
Në Kosovë afro 1600 deponi ilegale të mbeturinave

Sipas vlerësimit të publikuar sot, për deponitë ilegale të mbeturinave në Kosovë, 44 për qind e mbeturinave janë mbeturina nga amvisëria, ndërsa qytetit me më së shumti deponi ilegale është Prizreni.

Ky vlerësim është bërë gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2017 nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët, respektivisht inspektorët komunalë, me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Shoqëri të Hapur - GIZ.

Nga 1,572 deponi ilegale që janë identifikuar, sipas vlerësimit, 45% janë deponi të mëdha, 36% janë deponi të mesme, ndërsa 17% janë deponi të vogla.

Sipas llojit të mbeturinave, 44% përbëhen nga mbeturinat e amvisërisë, 47% janë mbeturina të ndërtimit dhe demolimit, 2% janë mbeturina të rrezikshme, 5% janë mbeturina të vëllimshme dhe 2% janë mbeturina të tjera.

Ndërsa, sipas të dhënave të mbledhura, rajoni i Pejës e ka numrin më të vogël të deponive ilegale (49), ndërsa rajoni i Prizrenit e ka numrin më të madh të deponive ilegale në Kosovë (498). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat