Obiliqi, Ambasada Amerikane dhe USAID-i pejsë e proceseve të Termocentralit "Kosova e Re"

Kosova

Obiliqi, Ambasada Amerikane dhe USAID-i pejsë e proceseve të Termocentralit "Kosova e Re"

Nga: N. Sh Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:40
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, priti në takim përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane, Meredith Rubin dhe përfaqësuesin e USAID-it, William Trigg.

Qëllimi i takimit ishte Termocentrali "Kosova e Re" dhe pas diskutimeve nga të dyja palët u dakordua që komuna e Obiliqit dhe qytetarët e saj duhet të jenë pjesë e proceseve zhvillimore me të vetmen arsye që këto investime po ndodhin në komunën e Obiliqit.

Kryetari Gashi gjithashtu kërkoi që qytetarët e komunës të kenë përparësi në punësim dhe të trajtohen sipas Ligjit për Obiliqin, i cili është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Komuna së bashku me Qeverinë dhe kompaninë "CounterGlobal" do të punojnë së bashku në kordinimin dhe realizimin e projektit për Termocentralin "Kosova e Re".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat