Për shtatë vite, 10 mijë lindje më pak në Kosovë

Kosova

Për shtatë vite, 10 mijë lindje më pak në Kosovë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 22:51
Ilustrim

Numri i lindjeve në Kosovë ka shënuar rënie të madhe. Brenda shtatë viteve, vendi ka shënuar 10 mijë lindje më pak. Arsyet janë të shumta, por me ligjin për lehoninë dhe pushimin prindëror, pritet që kjo rënie të ndalohet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2010 u regjistruan 33.966 lindje, e në vitin 2016 ishin 10 mijë më pak. Arsyet për rënie të natalitetit janë të ndryshme e një ndër to është puna e karriera. Andaj, pushimi i lehonisë dhe ai prindëror i kontribuon parandalimit të rënies së natalitetit.

“Në koncept dokumenti që e kemi proceduar në qeveri kemi paraparë që përveç lehonave të cilat janë të angazhuara në punë ti trajtojmë me mbështetje financiare edhe lehonat e pa puna të cilat në numër janë shumë të madh. Pse kemi ardhur te kjo çështje të shikohet nataliteti në vend nuk e kemi në shkallën çfarë duhet të jetë” ka thënë Skender Reçica- Ministër i MPM-së.

Ligjin për sigurime shëndetësore, BSPK-ja e konsideron si mbështetje të lehonave për të mirën e fëmijës.

“Nuk duhet të jetë më pak se një vjet koha e nevojshme që të mbrojmë interesin e fëmijëve por ka shumë zëra që karriera e grave është në pyetje dhe sigurisht do të ketë mjaft kritika në këtë aspekt, mirëpo edhe nataliteti nuk bën me ra” ka thënë Shukrie Rexhepi- zyrtare ligjore në BSPK-ë.

Pushimi prindëror do të jetë risi në vendin tonë, thotë ministri Reçica.

“Përveç pushimit të lehonisë të nënës në këtë rast pushim prindëror do të kenë mundësi të marrin prindërit brenda dy viteve të para të fëmijës pa pagesë nga dy muaj secili prind” tha Reçica ministër i MPM-së .

Kërkimi i modaliteteve nga palët në shoqëri krahas ambicieve, njëherësh mos të ketë rënie të natalitetit, konsiderohet jetike për të ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat