Për tre muaj 500 shkurorëzime, fajtor edhe rrjetet sociale

Kosova

Për tre muaj 500 shkurorëzime, fajtor edhe rrjetet sociale

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:46
Ilustrim

Shumë qytetarë e Kosovës vetëm në tre muajt e fundit kanë kërkuar të shkurorëzohen me letra. Ka edhe të tjerë që ndarjen e kanë bërë në mënyrë të heshtur. Sociologët konsiderojnë se kohëve të fundit janë rritur ndarjet. Dikush po i lë fajtor edhe rrjetet sociale pse po ndodhin ndarjen e bashkëshortëve.

Me shumë entuziazëm, një çift i ri i është drejtuar komunës së Prishtinës për të kurorëzuar martesën e tyre edhe ligjërisht.

Siç e do zakoni, ata pranë vetes kanë edhe personat më  të dashur me qëllim që këtë moment të veçantë ta kalojnë bashkërisht. Derisa krahas tyre assesi nuk mungojnë dëshmitarët e kërkuar.

Ata po kalojnë disa procedura,  të cilat sipas Arbnora Krasniqit, punonjëse në komunën e Prishtinës, janë fare të thjeshta. 

Sipas saj, interesimi për t’u kurorëzuar është shumë i madh, porse paralel qëndrojnë edhe shkurorëzimet.

Por, kur jemi tek shkurorëzimet shifrat nuk është se qëndrojnë mirë. Madje, ato na lënë të kuptojmë se çiftet e reja nuk po e përballojnë lehtë martesën.

Kështu, sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës në periudhën tre mujore të vitit 2018 janë paraqitur rreth 500 kërkesa për shkurorëzim.  Por, ka edhe qindra raste tjera kur partnerët zgjedhin të ndahen pa kaluar fare procedurat në gjykatë.

Sociologu, Ferdi Kamberi thotë se tek shoqëria kosovare gjithmonë ka ekzistuar divorci porse kohëve të fundit dukshëm ka shënuar rritje.

Fajtor sipas tij në këtë mes janë edhe rrjetet sociale.

Ndryshe, shkurorëzimi është një pezullim i martesës dhe studimet në lidhje me këtë çështje janë të pakta në Kosovë. Ky problem më shume trajtohet si problem privat, që i përket vetëm familjeve, e jo gjithë shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat