Arkeologu egjiptian Zahi Hawass premton përkrahje për egjiptianet e Kosovës

Kosova

Arkeologu egjiptian Zahi Hawass premton përkrahje për egjiptianet e Kosovës

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:25
Zahi Hawass

Arkeolog egjiptian dhe egjiptologu, Zahi Hawass iu ka premtuar komunitetit egjiptian në Kosovë se do të jetë zëri i tyre tek institucionet e shtetit të tyre të origjinës, Egjiptin.

Ish-ministri i Shtetit për Çështjet e Antikiteteve në Egjipt, gjatë një ligjërate për lidhjet e egjiptianeve të Kosovës dhe Shtetin e Egjiptit, në “Javën Egjiptiane” në Kosovë, tha se secili egjiptian në Kosovë duhet të dijë mirë për historinë dhe kulturën e kombit të vet dhe Egjiptit.

Kjo për faktin, se sipas arkeologut egjiptian, Egjipti i ka dhënë botës teknologjinë para 5 mijë vjetëve.

Hawass: Egjipti ia dha botës teknologjinë para 5 mijë vjetëve

“Janë 124 piramida që i kemi në Egjipt, por njerëzit prapë mendojnë, ngazëllehen gjatë tërë kohës, si Piramida e madhe është ndërtuar. Teknologjinë, teknologjinë që egjiptianët ia kanë dhënë botës para 5 mijë vjetëve dhe çka është edhe më e rëndësishmja, vërtetë e kanë mësuar botën qysh mund të sundojnë, të sundojnë me magji. Magjia është një fjalë, majtë, është emër i një zoti femër, është zoti i drejtësisë dhe vërtetës. Në këtë formë egjiptianët e kanë sunduar botën para 3 mijë viteve. Perandoria egjiptiane e ka sunduar, por kurrë nuk e ka sunduar me vrasje, por ka qenë ajo e vërteta dhe drejtësia”, tha Hawass.

Sipas tij, egjiptianët janë shumica myslimanë, pasi flasin arabisht, por arabë nuk janë, janë në Afrikë, por nuk janë afrikanë dhe kjo i bënë ata popull unikat.

Egjiptologu Hawass, thotë se nuk mundesh me qenë egjiptian pa e parë dhe pa e ditur Egjiptin. Ai iu ka premtuar egjiptianëve të Kosovës se do të jetë zëri i tyre në institucionet egjiptiane.

Hawass: Unë do të jem zëri juaj tek autoritetet në Egjipt

“Do të mundohem të lidheni me Egjiptin, sepse sinqerisht t’iu tregoj askush nuk dinë asgjë për juve, që është e çuditshme. Si mundemi ne të kemi 1 milion njerëz në zonën e Ballkanit, e ne në Egjipt nuk dimë asgjë për këtë, kjo është shumë e çuditshme. Dhe nuk mendoj që unë do ta lë këtë të kalojë lehtë, unë do të jem zëri juaj në Egjipt. Edhe do të mundohemi edhe egjiptianët t’i sjellim, nuk është boll vetëm ju ta dini Egjiptin, por është shumë me rëndësi që çdo vit kur ta bëni festimin e ditës suaj 24 qershorit në institucionet e Kosovës, ajo çka është e shkëlqyeshme, krenare, mirëpo në të njëjtën kohë na duhen edhe egjiptianët të vijnë në Egjipt”, theksoi Hawass.

Por, profesori dhe arkeologu egjiptian, u ka kërkuar bashkëkombësve të tij në Kosovë që t’i mësojnë fëmijët e tyre për Egjiptin e lashtë që ta dinë historinë e vet.

Hawas: Duhet t’ua mësoni fëmijëve tuaj kulturën e Egjiptit

“Gjëja më e rëndësishme është me gjet rrugën si ta bëjnë një kurs, mund ta dërgoj një nga studentët e mi që të vij në Kosovë dhe për një muaj t’iu mbaj ligjëratë, t’iu mësojë si ta shkruani gjuhën hieroglife, si të mësoni për Egjiptin, për arkeologjinë e Egjiptit. Mund të gjenden mënyra, ndoshta Egjipti do të paguajë për udhëtimin e tij dhe ju ia paguani akomodimin”, u shpreh Hawass.  

Ai ka thënë se duhet gjetur një mënyrë dhe rrugë për t’i realizuar këto. “Java Egjiptiane”, organizohet çdo vit për të shënuar kështu Ditën e egjiptianëve të Ballkanit, 24 qershorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat