Dr. Lec Gradica rivarrosët në Marinë

Kosova

Dr. Lec Gradica rivarrosët në Marinë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 23:37
Dr. Lec Gradica

Sot bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit, Dr. Lec Gradica.

Zhvarrimi bëhet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac të Skenderajt në ora 15:00 dhe pastaj me nderime ushtarake do të dërgohet për në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, ku bwhet rivarrimi.

Dr. Leci ishte njëri nga mjekët më humanistë në rajonin e Drenicës dhe me fillimin e luftës çlirimtare iu bashkua radhëve të UÇK-së, ku trajtoi qindra ushtarë të plagosur e mijëra civilë, deri sa ra në altarin e lirisë më 24 shtator të vitit 1999 në malet e Qyqavicës.

Rënia e Dr. Lecit është krenaria e mantelbardhëve, i cili edhe nën zjarrin e ofensivës famëkeqe të shtatorit që kishte ndërmarr armiku ndaj Drenicës, për asnjë moment nuk pranoi të largohet nga ushtarët dhe civilët e plagosur dhe ra dëshmor në krye të detyrës së mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat