Ende të bllokuara rrugët fushore nga reshjet në Rahovec

Kosova

Ende të bllokuara rrugët fushore nga reshjet në Rahovec

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Shiu dhe vërshimet e ditëve të fundit përveç dëmeve që u ka shkaktuar fermerëve të vyeshëm të Komunës së Rahovecit, janë dëmtuar edhe rrugët fushore dhe duke penguar fermerët që ti punojnë tokat e tyre.

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi rrugët që janë dëmtuar nga reshjet e shiut është duke u intervenuar në sanimin e këtij problemi, në zonat ku rrugët janë shume të dëmtuara me qellim që tu ndihmohet fermerëve që mos të hasin në vështirësi.

Punimet në sanimin e rrugëve fushore, nga afër i kanë parë edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Punët në rregullimin e  rrugëve fushore, të dëmtuara nga vërshimet e fundit, pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që fermerët ti kryejnë punët në ara e tyre pa  ndonjë vështirësi në lëvizjen e tyre nëpër rrugët të cilët ishin dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat