Haradinaj uron egjiptianët për ditën e tyre

Kosova

Haradinaj uron egjiptianët për ditën e tyre

Nga: Bota Sot Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:14
Haradinaj është shprehur se Kosova ka traditë të gjatë të bashkëjetesës me të gjitha komunitetet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion të komunitetit Egjiptianë.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka shkruar se “duke qenë bashkë, i kemi dhënë peshë diversitetit tonë kulturor, historisë, të sotmes dhe të ardhmes”.

Postimi i plotë:

Kosova ka traditë të gjatë të bashkëjetesës me të gjitha komunitetet. Egjiptianët e Kosovës kanë qenë pjesë e sakrificave dhe rrugëtimit tonë të shtetndërtimit. Duke qenë bashkë, i kemi dhënë peshë diversitetit tonë kulturor, historisë, të sotmes dhe të ardhmes. Qytetarëve egjiptianë dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit - Urime Dita Nacionale e Egjiptianëve të Ballkanit!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat