Vdes veprimtari i UÇK-së, Hajdin Rama

Kosova

Vdes veprimtari i UÇK-së, Hajdin Rama

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:24
Hajdin Rama

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe veteranëve në Sankoc.

Më 25 maj të këtij viti për nder të tij deh kontributit të dhënë për çështje kombëtare, në fshatin Sankovc të Drenasit është zbuluar pllaka e aktiviteteve ilegale në shtëpinë e Hajdin Ramës, në Komoran.

Përndryshe, shtëpia e Hajdin Ramës, që nga viti 1994 deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, ka qenë shtab i përfaqësuesve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po në atë shtëpi kanë marrë shumë vendime të rëndësishme për organizimin e luftës çlirimtare kundër forcave ushtarake, paramilitare dhe policore.

Për nder të Ramës dhe kujtimit për të do të mbahen homazhe në Kleçkë. Nisja për në Kleçkë bëhet nga ora 13 prej Sankoci dhe do të zgjasin deri në orën 15:00. Ndërsa në orën 16:00 do të bëhet varrimi I të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat