Alternativa u bë me Forum Rinor

Kosova

Alternativa u bë me Forum Rinor

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:27
Alternativa për Kosovën

Alternativa për Kosovën ka zgjedhur sot edhe Forumin e saj Rinor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, në një postim në profilin e saj në Facebook.

Ajo tregoi se Alternativa mbajti Konventën Qendrore, me ç ‘rast me shumicë votash unanime zgjodhi kryetarin e forumit, Gent Konjuhin, si dhe kryesinë e saj në përbërje prej 15 anëtarësh.

Në hapjen e forumit në fjalën e saj përshëndetëse, Kusari-Lila, potencoi se Rinia e Alternativës do të jetë zë, i cili pritet të kumbojë në gjithë Kosovën me punën dhe përkushtimin e tyre.

“Në bashkëpunim me të rinjtë do të shtrihet përfshirja jonë, me qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarit, në veçanti e atyre të rinj”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila në fund të fjalës së saj ritheksoi se Alternativa me vizionin dhe politikat e saj garanton qëndrueshmëri, gjithëpërfshirës dhe përgjegjësi për Republikën si barazi, dinjitet dhe prosperitet njëlloj si të gjitha vendet evropiane. Rinia e Alternativës do të njihet e barabartë në çdo aspekt.

Derisa nënkryetari, Ilir Deda, në fjalën e tij hyrëse u shpreh për rëndësinë e jashtëzakonshme të të rinjve të Kosovës në angazhimin politik dhe të qenurit pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu, Deda përshëndeti punën e Konventës së parë Qendrore të Forumit Rinor, duke vënë në pah rëndësinë e rinisë në gjithëpërfshirës dhe aktinizëm politik. Rinia e Alternativës do të luftojë për vetën e vet me mbështetjen e pafundme të Kryesisë Qendrore, me besimin se puna e mirëfillte dhe angazhimi dinjitoz do të jetë i suksesshëm.

Mes shumë të pranishmëve, prej të cilëve ishte prezent edhe Vesa Bashota, nga Instituti Nacional Demokratik (NDI).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat