Diskutojnë për projektet në Malishevë

Kosova

Diskutojnë për projektet në Malishevë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:37
Ministri Hasani, gjatë një vizite në Malishevë, është takuar me kreun e kësaj komune Ragip Begaj

Ministri për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, gjatë një vizite në Malishevë, është takuar me kreun e kësaj komune Ragip Begaj, me të cilin biseduan mbi ecurinë e projekteve në Komunën e Malishevës dhe krijimi i mundësive për zhvillim më të madh ekonomik.

Kryetari Begaj pasi e ka njoftuar ministrin Hasani për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës, e ka njoftuar edhe me projektet që është duke i realizuar komuna, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kushteve për investime në Malishevë.

Ndërsa, ministri Hasani ka premtuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrisë që ai drejton, për krijimin e mundësive më të mëdha për investime në fushat e zhvillimit ekonomik.

Begaj dhe Hasani janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi mes komunës dhe ministrisë, me projekte të përbashkëta, me qëllim të krijimit të mundësive për zhvillim më të madh ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat