Vlora Çitaku është emër shumë i dashur për publikun.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është po ashtu një nga emrat më të përfolur në media.
Ajo është aktive edhe në rrjete sociale e cila shpesh kujton ngjarje dhe veprimtari nga historia e vendit apo qoftë nga jeta e saj.
Në një postim të fundit me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve ajo kthehet prapa në kohë, gjersa kujton luftën e Kosovës.
“Sot është #DitaBotërore e Refugjateve, 19 vjet më parë, miliona nga #Kosovarët u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe toka e tyre. Ne kujtojmë dhimbjen dhe vuajtjen, por gjithashtu kujtojmë bujarinë e njerëzve në mbarë botën. Ishim me fat që ta shihnim vendin tonë të çliruar dhe të ktheheshim në shtëpitë tona”, ka shkruar ajo.