Evidentohen tejkalime të reja në rindërtimin e Teqes në Marash

Kosova

Evidentohen tejkalime të reja në rindërtimin e Teqes në Marash

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:11
Teqja ne Marash

Punimet për rindërtimin e Teqes, të cilat janë duke u zhvilluar brenda kompleksit të mbrojtur të Marashit, nuk janë duke iu përmbajtur kushteve të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe njëkohësisht këto punime janë duke e shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Në bazë të projektit të siguruar në QRTK Prizren, EC vëren se te kulmi ka tejkalim në krahasim me projektin e dorëzuar në Komisionin e MKRS-së dhe me të cilën është siguruar leja për rindërtim të Teqes në Marash, thuhet në një komunikatë për media.

EC Ma ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar bashkërisht edhe me konstatimet e QRTK Prizren pati reaguar ndaj mosnjoftimit të investitorit ndaj QRTK-së për fillimin e punimeve si dhe tejkalimeve në ndryshim të morfologjisë së terrenit. Për më tepër shih reagimin. 

EC konsideron se institucionet qendrore përgjegjëse për trashëgimi kulturore bashkë me Komunën e Prizrenit duhet t’i monitorojnë aktivitetet ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit.

Për më tepër EC i bën thirrje inspektoratit të MKRS-së dhe atij të Komunës së Prizrenit që t'i evidentojnë tejkalimet në projektet e aprovuara dhe të marrin masa sipas dispozitave ligjore përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat