Bëhuni gati, mësoni se kur dalin rezultatet e Testit të Maturës

Kosova

Bëhuni gati, mësoni se kur dalin rezultatet e Testit të Maturës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:07
Ilustrim

Nxënësit e shkollave të mesme që i janë nënshtruar testit shtetëror të maturës do të marrin rezultatet e tij nesër.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte  njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Sipas njoftimit maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat