Minatorët paralajmërojnë me grevë dhe protesta masive

Kosova

Minatorët paralajmërojnë me grevë dhe protesta masive

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:05
Trepça

Sindikata e minatorëve të Trepçës po kërcënon me protesta masive.

Në njoftimin për media të dërguar pak minuta më parë, minatorët kërkojnë nga menaxhmneti i Trepçës dhe Kuvendi i Kosovës dhe Qeverisë që të merren parasysh vërejtjet në draft statutin e ndërmarrjes, të bëra nga sindikata e punëtorëve,

“Nga greva paralajmëruese një orëshe e datës 18.06.2018 dhe 19.06.2018 të të gjithë të punësuarve të Ndërmarrjes Trepça, të përkrahur nga Sindikata e Minatorëve dhe Shoqatat Sindikale të njësive tjera të Trepçës si dhe nga vete Menaxhmenti i Trepçës kërkohet në mënyrë recidive nga Komisioni Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik i Kuvendit të Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës që deri me datë 25.06.2018 të marrë parasysh vërejtjet e propozuara në Draft Statutin e Ndërmarrjes nga ana e Sindikatës dhe punonjësve të Trepçës, në të kundërtën situata mund të eskaloj me Grevë të përgjithshme dhe deri në protesta masive”, thuhet në njoftimin e sindikatës së minatorëve të Trepçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat