Filloi ndërtimi i trotuarit në Llazicë

Kosova

Filloi ndërtimi i trotuarit në Llazicë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:15
Ndërtimi i trotuarit në Llazicë

Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës, me qëllim të krijimit të sigurisë për fëmijët, të cilët duhet të udhëtojnë përgjatë rrugës deri në shkollë.

Në fillimin e punimeve në këtë trotuar, ishin të pranishëm edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi.

"Ky trotuar është në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të nxënësve, të cilët udhëtojnë përgjatë kësaj rruge, nga lagjet e tyre, e deri në shkollë, dhe në vazhdimësi janë të rrezikuar  gjatë udhëtimit të tyre. Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në rrugë, ne kemi filluar me rregullimin e këtij trotuari, në mënyrë që fëmijëve të ju krijojmë siguri gjatë rrugës për në shkollës", tha Begaj.

Drejtori i Urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se ky trotuar, është i gjatë një kilometër, i cili lidhet nga rruga e lagjes së Foniqëve në Llazicë, dhe vazhdon përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë.

Ndryshe, ndërtimi i trotuarit mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat