Kamishi në Ditën e Çlirimit të Skenderajt: Ne obligohemi që ta përmbushim amanetin e dëshmorëve

Kosova

Kamishi në Ditën e Çlirimit të Skenderajt: Ne obligohemi që ta përmbushim amanetin e dëshmorëve

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:08
Kamishi në Ditën e Çlirimit të Skenderajt

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëri prej ish komandantëve të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Bekim Haxhiu, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt ka thënë se librat e historisë janë të pamjaftueshme për të përshkruar lavdinë dhe heroizmin e Adem e Hamzë Jashari, bacës Shaban, familjes Jashari dhe UÇK-së.

Haxhiu thotë se obligohemi që të punojmë e ta zhvillojmë vendin tonë, të përmbushim amanetin e dëshmorëve.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:

Gëzuar Skenderaj Dita e Çlirimit!

18 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të qytetit të Skenderajt.

Sot u bën plotë 19 vjet nga dita kur forcat armike u larguan përfundimisht nga Drenica.

Skenderaj është nga qytetet e fundit që pa dritën e lirisë, edhe pse luftën e nisi nga të parët.

Librat e historisë janë të pamjaftueshme për të përshkruar lavdinë dhe heroizmin e Adem e Hamzë Jashari, bacës Shaban, familjes Jashari dhe Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare.

Sot ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, përkulemi para veprës dhe sakrificës së tyre.

Ne obligohemi që të punojmë e ta zhvillojmë vendin tonë, të përmbushim amanetin e dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat