Mot kryesisht i vranët

Kosova

Mot kryesisht i vranët

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 07:35
Ilustrim

Në fillim të javës shtrëngata me shi, nga mesi i javës mot më stabil.

Nga parashikimet e fundit, në fundjavë mund të presim një depërtim të një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit, që do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.    

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 24C deri në 27C.

19.06 - Mot kryesisht me vranësira. Paradite riga lokale shiu, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

20.06-21.06 - Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Të enjten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

22.06 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite shtrëngata të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat