Minatorët në grevë

Kosova

Minatorët në grevë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:54

Punëtorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës si dhe menaxhmenti kanë mbajtur sot një grevë njëorëshe në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës.

Në një komunikatë për media thuhet se  greva, e cila u mbajt nga ora 8.00-9.00, është imponuar nga Qeveria, pasi që nuk janë marrë përballë vërejtjet dhe kërkesat e minatorëve lidhur me draft-statutin dhe si i tillë është i papranueshëm për punëtorët dhe menaxhmentin e Trepçës.

Po ashtu sot, kryetari i Sindikatës Shyqyri Sadiku mori pjesë në mbledhjen e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik që u mbajt për shqyrtimin e draftstatutit të Trepçës, ku ai paraqiti qëndrimin në lidhje me statutin dhe sqaroi se pa vendosur listën e aseteve të Trepçës si pjesë e statutit dhe pa vendosur qartë të drejtat e punëtorëve sindikata nuk do të ndalet.

Greva do të vijojë edhe nesër, në të njëjtin orar, nga ora 8:00 deri 9:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat