Arrestohen tre zyrtarë policorë

Kosova

Arrestohen tre zyrtarë policorë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:29
Ilustrim

Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan sot kanë arrestuar tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan nën dyshimin për keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit. 

Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018, i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat