Skenderaj feston 19 vjetorin e çlirimit

Kosova

Skenderaj feston 19 vjetorin e çlirimit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:44
Skenderaj

(E plotësuar) - Festimi 19 vjetorit të çlirimit të Skenderajt ka nisur me homazhe në sheshin “Adem Jashari” në këtë qytet, si dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bekim Jashari tha se për këtë ditë kontribuojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Adem Jashari dhe të gjithë heronjtë anë e kënd kombit shqiptar.

Jashari: Populli e meriton të festojë

“Një herë e përgjithmonë u çliruan shqiptarët dhe Kosova që më mos të kenë nevojë gjeneratat e ardhshme të përballen me ato vuajtje, me atë gjenocid të pa parë. Ne sot festuam mënyrën më të mirë dhe të dinjiteteshme, ashtu siç na ka hije, sepse e meriton ky popull të festoj sepse ka vuajt shumë. Po ashtu, kemi obligim të punojmë shumë, ashtu si ka thënë shkrimtari ynë i mirënjohur “Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”. Ne do të japim maksimumin aq sa dimë dhe mundemi që ta zhvillojmë këtë vend për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që ranë për ditën e sodit”, ka thënë  Jashari.

Kryetari i komunës së bashku me zyratrë të tjerë komunale kanë bëtë homazhe edhe në Kompleksin memorial i dëshmorëve në Morinë.

Ndërsa, gjatë ditës për nderë të kësaj dite do të mbahet edhe një mbledhje solemne e kuvendit të komunës, si dhe aktivitete të tjera kulturore-artistike.

***

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt bëhen homazhe.

Homazhet kanë filluar në orën 09:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat