Kryetari i Vushtrrisë ngushëllon Kryeministrin dhe familjen Haradinaj

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë ngushëllon Kryeministrin dhe familjen Haradinaj

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:06
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka ngushëlluar familjen Haradinaj, pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit.

Përmes një telegrami, Tahiri tha se Baca Hilmi dha shumë për lirinë e Kosovës.

“I nderuari Kryeministër,

E nderuara Familje Haradinaj! Me dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi.

Baca Hilmi, përherë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona si njeri i urtë e fjalë pak,  por atdhetar i madh, që dha shumë për Lirinë e Kosovës.

U prehesh në paqe Baca Hilmi!”, thuhet tutje në telegram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat