Veseli: Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës

Kosova

Veseli: Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës

Nga: Bota sot Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:57
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes se babait të tyre Halimit.

Ai përmes  një postimi në facebook ka shkruar se "Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat