Imeraj uron qytetarët e Deçanit për Ditën e Çlirimit

Kosova

Imeraj uron qytetarët e Deçanit për Ditën e Çlirimit

Nga: Bota sot Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:36
Shkodran Imeraj

Shkodran Imeraj, kryetar i këshillit nismëtar për themelimin e Nisma Socialdemokrate në Deçan ka uruar qytetarët me rastin e ditës së çlirimit të qytetit të Deçanit.

Ai ka thënë se liria dhe çlirimi i popullit shqiptar të Kosovës, 19 vite me parë, erdhi fal luftës së shenjtë dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i plotë:

 

 

19 vite me parë, pikërisht më 16 qershor 1999, forcat e aleance veri-atlantike të NATO-së hynë në Qytetin e Deçanit, kështu që pas gati një gjysmëshekulli nga këto troje u larguan forcat pushtuese serbe.

Në këtë ditë historike për qytetin e Deçanit, kujtojmë me ndjenjën e respektit gjitha ata dëshmore, veprimtar e atdhetar, invalidë të luftës së lavdishme, gjithë ata pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me punën dhe veprën e tyre, bene që kjo ditë të hy në historinë tonë me të re të Kosovës.

Liria dhe çlirimi i popullit shqiptar të Kosovës, 19 vite me parë, erdhi fal luftës së shenjtë dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria jonë çlirimtare, lindi dhe u rritë nga gjiri i popullit, dhe në këtë përvjetor të 19-të, duhet të mos harrojmë as lëvizjen paqësore të Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova, i cili për gati një dekadë arriti  të sensibilizoj çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Liria dhe çlirimi i Kosovës, ndërtohet mbi binomin e pa ndashëm, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila më luftën e saj, dëshmoj se populli shqiptar i Kosovës dëshiron lirinë dhe pavarësinë, dhe Lëvizjen paqësore, e cila për afër një dekade krijoj fuqishëm themelet e shtetit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat