Vërshohen shtëpitë në Krushë

Kosova

Vërshohen shtëpitë në Krushë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:25
Krushë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në rajonin e Rahovecit janë vërshuar edhe shumë shtëpi.

Rajoni i Rahovecit u përball dje e mbrëmë me reshje të mëdha të shiut por edhe me një stuhi breshri, i cili dëmtoi në disa fshatra kulturat bujqësore.

Kallxo publikoi mbrëmë foto për dëmet nga breshri në disa fshatra të Rahovecit.

Një qytetar nga Krusha ka dërguar një video-incizim dhe fotografi në të cilat shihet se uji ka vërshuar edhe shtëpi në këtë lokalitet.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari nga Krusha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat