Ismaili: Shëndetësia deri tash nuk ka qenë prioritet i shtetit - Bota Sot
Ismaili: Shëndetësia deri tash nuk ka qenë prioritet i shtetit

Kosova

E enjte, 16 gusht 2018

Ismaili: Shëndetësia deri tash nuk ka qenë prioritet i shtetit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:06
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pranuar se sistemi i shëndetësisë në Kosovë përballet me sfida të shumta, duke qenë se shteti deri tash nuk e ka pasur prioritet këtë sektor me rëndësi.

Ai në debatin e organizuar nga Kosovo 2.0, rreth situatës në shëndetësi, theksoi se aktualisht sistemi i shëndetësisë në Kosovë është në depresion, si pasojë e mungesës së prioritet për këtë sektor.

Ismaili shtoi se si rezultat i kësaj në shëndetësi është krijuar një sistem ku në vend të vendosjes së pacientëve në qendër, është vendos stafi shëndetësor.

“Shëndetësia nuk ka qenë realisht një prioritet me të cilin jemi dëshmuar ose që kemi pas të vendosura resurset tona buxhetore apo resurset tona njerëzore. Si e tillë ka mbetur duke mos qenë prioritet në implementiom ka mbetur në një situatë që sot ne kemi shpenzimet ndër me të mëdhatë në rajon në sektorin e shëndetësisë ku qytetari paguan pagesën nga xhepi i vet në nivelin me të lartë të rajonit. Mungesa e prioritetit të shteti ndaj shëndetësisë ka rezultuar me një sistem shëndetësor që e quaj unë gati tani në depresion”, tha Ismaili.

Ministri Ismaili, ka përmendur edhe sfidat që kanë hasur prej se ka marrë udhëheqjen e këtij dikasteri.

“Sfida ka shumë, puna e parë, sfida është kapaciteti njerëzore, kjo është sfida e parë që e ka shëndetësia dhe sektori, sepse është menaxhuar një kohë të gjatë vetëm nga profesionistët shëndetësor, nuk ka njerëz të cilët vijnë nga përvoja apo ekspertiza të shumta, nuk ke financier të shumtë, nuk ke ekonomistë të shumtë, nuk ke juristë, nga të gjitha sferat nuk ka shumë të përfshirë në sektorë dhe si të tillë është menaxhuar nga pro0fesionistë shëndetësor por jo doemos është arritur ajo që është dashur të arrihet. Pra nuk është vendosur, pacienti në qendër por është formuar një sistem që i ka shërbyer profesionistëve shëndetësor e në fund është parë që edhe profesionistëve shëndetësor nuk ka arrit t’i shërbej. Pra, sfidën kryesore e kemi aktualisht si të ngrehim talent më shumë”, tha Ismajli.

Ndërsa, Mrika Aliu, drejtore Ekzekutive në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, ka përmendur disa të mira që janë arritur falë edhe ndihmës së tyre.

“Falë ndihmës sonë që kemi dhënë klinikës së neonatologjisë është ulë shkalla e vdekshmërisë prej 19 në 1000 sa ka qenë pas luftës në 11. Pra, po e potencoj kjo është një kontribut i vogël një ndihmë që e ka dhënë fonacioni për institucionet. tjetër e kisha veçuar është partneritet që kemi bërë me jashtë që Kosova të furnizohet me medikamente esenciale. Pika e tretë, kisha me theksuar ndikimin që po e kanë qendrat informuese për shëndetin e gruas”, tha ajo.

Artan Mustafa, hulumtues dhe ligjërues në fushën e politikave shtetërore të mirëqenies, duke folur për politikat sociale dhe ndikimin e tyre te qytetarët, theksoi se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë të interesuara në drejtimin e agjendës sociale.

“Të varfrit, personat që marrin asistencë sociale në momentin e zbatimit të ligjit për sigurime do ta marrin buxhetin automatikisht nga buxheti publik, kështu pritet. Tash ata nuk do të paguajnë bashkëfinancim edhe pritet mos të paguajnë për shërbime dhe barna, kështu që vlera e kësaj asistencës sociale pritet të rritet”, tha ai.

Koordinatorja e projektit në Lëvizjen Fol, Gresa Smolica, tha se raporti i tyre, evidenton se shëndetësia është një ndër sektorët më të korruptuar. Duke folur për sigurimet shëndetësore, ajo u shpreh se nga anketat e zhvilluara deri me tani, kanë parë se një pjesë e madhe nuk kanë vullnet për t’i pranuar ato, për shkak të barrës financiare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test