Prizreni, Gjakova dhe Peja përfituan grant 8 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

Kosova

Prizreni, Gjakova dhe Peja përfituan grant 8 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:27
Është nënshkruar sot marrëveshja Grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V”

Është nënshkruar sot marrëveshja Grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V” nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Ministri i Financave, Badri Hamza ka thënë se marrëveshja e ngrit shumën e parave pa kthim në nivelin prej 86 milionë euro, të cilat janë grante të institucioneve të Gjermanisë. Ai shtoi se përveç si shumë e madhe, kontributet e Gjermanisë janë mjaft kualitative dhe prekin sektorin e energjisë, arsimit, ujit dhe ujërave të zeza.

Ministri Hamza ndër të tjera theksoi se është një fazë e re e cila do t’i mundësojë kompanive rajonale klasifikimin e ujërave të zeza.

Hamza: Kjo marrëveshje mundëson kompanive regjionale identifikimin e ujërave të zeza

“Kjo është një fazë e re, e cila do t’ju mundësoj kompanive regjionale që të pajisen me pajisje të nevojshme për identifikimin e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike, ndarjen e tyre dhe pastaj edhe trajtimin e tyre. Në emrin tim, në emër të popullit të Kosovës, falënderoj ambasadorin, institucionet e Gjermanisë, popullin gjerman për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, tha se mbeten të angazhuar për mbështetjen e sektorëve të ndryshëm, duke shtuar se granti i sotëm është tetë milionë euro. Ai tha se projektet nuk janë të rëndësishme veç për këto tri komuna, por për të gjithë Kosovën, sepse kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Heldt: Në programin e pestë, tetë milionë eurove

“Sot me kFW-në kemi nënshkruar programin numër pesë, një grant që është në shumën e tetë milionë eurove, por numri pesë tregon se katër faza janë në implementim. Këto pesë programe janë të fokusuara në rajonin e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Këto projekte janë komplementare me njëra tjetrën dhe nuk janë të rëndësishme vetëm për këto tri qytete, por janë të rëndësishme për tërë vendin,  megjithatë ka një ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe po ashtu edhe për ambientin, natyrën dhe për kushtet e jetesës në përgjithësi në këtë vend”, deklaroi Heldt. 

Udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, theksoi se ky projekt ka impakt të madh për qytetarët. Sipas tij, investimet në fushën e ujërave kanë arritur në 41 milionë euro.

Eschemann: Trajtimi i ujërave të zeza , është një sfidë e re për Kosovën

“Këto fonde janë vetëm një komponentë shtesë të projekteve që janë në vazhdim e sipër në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ku për momentin investimet kanë mbërri në vlerë prej 41 milionë euro. Në të tri qytetet fabrikat për trajtimin e ujërave të zeza janë në proces të zbatimit dhe këto tetë milionë euro do të përdoren për rehabilitime të tjera shtesë. Natyrisht se trajtimi I ujërave të zeza , është një sfidë e re për Kosovën”, ka thënë Eschemann.

Ambasadori gjerman Heldt në fund përgëzoi Kosovën për qasje pro aktive për sektorin e ujërave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat