Kardiokirurgjia bëhet edhe me sallën e dytë për operime

Kosova

Kardiokirurgjia bëhet edhe me sallën e dytë për operime

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:18
Ilustrim

Lista e pritjes së pacientëve për t’iu nënshtruar operimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë do të zvogëlohet pasi që sot është bërë hapja e sallës së dytë të Kardiokirurgjisë dhe kujdesi intensiv i dytë i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli u shpreh se ky është një hap i madh i cili do ndikoëj në listën e pritjeve në kardiokrirugji.

Ismajli shtoi se tani stafi mjekësor i kësaj klinike ka mundësi të  ofrojë më shumë shërbime mjekësore për pacientët me sëmundje të zemrës.

Ismajli: Ky shërbim i ri ndikon në listën e pritjes?

“Ne kemi operuar me një lloj presioni për arsye se ka qenë vetëm një sallë dhe asnjëherë në rast urgjence pacienti është dashur të pres para se t’i krijohet mundësia që të hyj në operacion. Tani kemi një mundësi që me dy salla të operojmë dhe realisht ta menjanojmë edhe listën e pritjes e cila ka shkaktuar që pacientët të cilët kanë pasur probleme me zemër të presin me vite në mënyrë që të iu jepet shërbimi i duhur .Pra është  një lajm shumë i mirë, një shërbim i ri, një rritje e shërbimit që i shtohet QKUK-së, dhe realisht tregon edhe një dimension tjetër vështirësinë që e ka pasur personeli shëndetësor”, u shpreh ai.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu u shpreh se kapacitet e tanishme që i janë krijuar klinikës së kardiokirurgjisë mund t’iu përgjigjet të gjithë pacientëve që kanë nevojë për trajtim të sistemit kardiovaskular.

Sejdiu: Me këto dy shërbime rritet vëllimi i punës?

“Fillimi i punës së sallës së dytë të kardiokirurgjisë me kapacitete të shtuara të intensives të dytë në kardiokirurgji e rrit vëllimin e punës, krijon siguri më të madhe , rrit performancën e mjekëve për arsye se të gjithë pacientët do të trajtohen këtu në institucion publik në qendrën referente duke e llogaritur dhe duke iu falënderuar më së shumti të gjithë doktorëve”, ka thënë Sejdiu.

Sipas Sejdiu edhe shërbimi 24 orësh ka ndikuar që numri i pacientëve që presin për tu operuar në këtë klinik të bie.

I lumtur për këto investime të reja në këtë repart u shpreh edhe drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë Tefik Bekteshi.

Sipas tij me këto kapacitete që tani ka klinika që ai udhëheq,  shumë shpejt do të largohet lista e pritjes së pacientëve.

Bekteshi: Presim  të bëhet më tepër punë?

“Presim të bëhet shumë shumë më tepër me dy salla tani janë kushtet  e shkëlqyeshme dhe jemi në shërbim të pacientëve tanë ....Rreth 100 pacientë për kardiokirurgji ....Këtu i kemi 16 shtretër , 7 shtretër të intensives , dy salla operative , dy intensive dhe mendoj që kemi kapacitete të mjaftueshme që shumë shpejt ta largojmë listën e pritjes”, ka bërë të ditur Bekteshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat