KfW jep grant për mënjanimi i ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë

Kosova

KfW jep grant për mënjanimi i ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 06:24
Arkiv

Ministria e Financave ka bërë të ditur së sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V”. 

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës. 

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt. 

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë edhe prononcim për Media. Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Financave, Ndërtesa e  Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat