Vetëvendosje shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Kosova

Vetëvendosje shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 00:38
Vetëvendosje ka shtruar iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka shtruar iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Image

Postimi i Kurtit:

“Sonte në Prishtinë kemi mirëpritur me kënaqësi për iftar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij: Ajni Sinani, Resul Rexhepi, Sabri Bajgora, Ahmet Sadriu, Fahrush Rexhepi, Besim Mehmeti, Ekrem Simnica, Vedat Sahiti dhe Islam Hasani.
Bashkë me Glauk Konjufcën, Vlora Haxhimehmedin, Arben Vitinë, Edona Bajramin, Ajet Poterën dhe Eman Rrahmanin, bashkëbiseduam miqësisht me Myftiun Tërnava dhe udhëheqjen e BIK-ut, për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, për gjendjen e sotme të qytetarëve tanë dhe nevojën për drejtësi e solidaritet etj.”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat