600 mijë euro për Komunën e Suharekës nga ministria e Kulturës

Kosova

600 mijë euro për Komunën e Suharekës nga ministria e Kulturës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari Bali Muharremaj.

Tri memorandume në vlerë 600 mijë euro kanë nënshkruar Ministria e Kulturës dhe Komuna e Suharekës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari Bali Muharremaj.

Memorandumin për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan, Memorandumin për përfundimin e fazës finale të stadiumit të qytetit, Memorandum për kullën e Familjes Tafollaj në fshatin Çadrak të Suharekës.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi tha se përveç 3 memorandumeve të planifikuara ata së bashku me kryetarin Muharremaj do të ndajnë buxhet edhe në ndërtimin e stadiumit në Mushtisht.

“E para ka të bëjë me stadiumin në Studençan, ku ka qenë edhe premtim i imi...... Sot u dakorduam që ta fillojmë këtë projekt, dhe së shpejti do të fillojmë fazën e parë të këtij projekti. Jemi dakorduar që ta përfundojmë edhe fazën e fundit të projektit të stadiumit të qytetit......... Gjithashtu do të ketë edhe një restaurim në kullën e familjes Tafolli. .......Unë i premtova kryetarit që do të ndajmë mjete financiare edhe për stadiumin në Mushtisht”, ka thënë ministri Gashi.

Ai tha se projekti i shtëpisë së kulturës është një investim i Ministrisë së Kulturës, ku sipas tij, problemet teknike i ka gjetur të trashëguara mirëpo do t’i tejkalojmë”, u shpreh Gashi.

Kryetari i komunës Bali Muharremaj tha se bashkë me Ministrin e Kulturës nënshkruan 3 memorandume ndërkaq paraqiten kërkesat kryesore të komunës.

Ministri së bashku me të parin e Suharekës vizituan edhe punimet që po bëhen tek shtëpia e kulturës në këtë komunë.

Sa i përket buxhetit të Ministrisë së Kulturës, u tha se është shtuar për 9 milionë euro.

Për herë të parë Ministria e Kulturës ka mbi 40 milionë euro buhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat