Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë - Bota Sot
Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Kosova

E premte, 17 gusht 2018

Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Kostoja e Ndërtimit në Kosovë ka shënuar rënie -0.7% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të vitit 2018,  rënia më e madhe u shënua në sektorin energji -4.9% dhe materiale -1%, derisa ngritje e lehtë u vërejt te makineritë me 0.7% dhe kostot e tjera 0.5%.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e parë 2018 me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje  me një mesatare prej 0.6%, ku  ngritja e indeksit u vërejt kryesisht te kategoria e materialeve prej 1%.

Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin makineria me -2.2% dhe energjia -1.4%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test