Delawie shpreh ngushëllime për vdekjen e Vokrrit

Kosova

Delawie shpreh ngushëllime për vdekjen e Vokrrit

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 11:01
Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën.

Delawie ka vlerësuar lart kontributin e Vokrrit për ndërkombëtarizimin e sportit.

“U bashkohemi ngushëllimeve për ata shumë tifozë të Fadil Vokrrit për vdekjen e tij të papritur. Kontributi i tij për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar nuk do të harrohet”, ka shkruar Delawie, në rrjetin social Twitter.

Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat