Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

Kosova

Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim, duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat