Bytyçi e Nikolla pajtohen që të vazhdojnë bashkëpunimin për unifikimin e sistemit arsimor

Kosova

Bytyçi e Nikolla pajtohen që të vazhdojnë bashkëpunimin për unifikimin e sistemit arsimor

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:03
Dy ministrat e arsimit, i Kosovës dhe Shqipërisë

Dy ministrat e arsimit, i Kosovës dhe Shqipërisë janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin për unifikimin e sistemit arsimor të dy vendeve.

Pas takimit të instituteve të Historisë dhe Albanologjisë të dy vendeve dhe rektorëve të universiteteve publike të Kosovës e Shqipërisë, në kuadër të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri  Bytyçi, tha se këto takime janë një hap i parë drejt thellimit të bashkëpunimit drejt unifikimit të sistemit arsimor.

Bytyçi: Presim veprime konkrete nga këto institucione

“Sot janë organizuar dy aktivitete të rëndësishme, takimi i parë ka të bëjë me Institutin e Albanologjisë dhe Historisë për t’i thelluar bashkëpunimet dhe për të gjetur forma sa me të përafërta për një organizim të përbashkët të aktiviteteve të tyre. Ne presim pastaj edhe veprime konkrete nga këto institucione që do të na bëjnë përgjegjës edhe neve si ministra. Po ashtu takimi i dytë që ka një rëndësi të veqanë, të gjitha universitetet publike të Shqipërisë dhe Kosovës që t’i thelojnë bashkëpunimet. Dhe në takim që kam pasur në Tiranë me ministren jemi dakorduar për disa tema të rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit të universiteteve, në veçanti disa fakulteteve që Kosova ka problem me kuadrot dhe që rrezikohen që disa fakultete të mbyllen”, tha Bytyci.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, e Shqipërisë, Lindita  Nikolla, ka theksuar se me aktivitetet e somte kanë mundësuar institucionalizimin e tryezave të mbajtura.

Nikolla: Ne sot këtu mundësuam institucionalizimin e dy tryezave

“Ne sot këtu mundësuam institucionalizimin e dy tryezave dhe nuk është se duam ta themi ne dy ministrat por ishte një vlerëism i ardhur nga këto dy tryeza dhe studiuesit dedikuar albanologjisë dhe hisotirsë shqiptare e po ashtu edhe rektorët dy universiteteve tona që thanë se është hera e parë që po mblidhemi për të dakordësuar së pari kush janë nevojat tona më prioritare dhe më pas për ta adresaur një agjendë të përbashkët veprimi ku dy qeveritë angazhohen për të qenë një krah i fortë mbështetës, çoftë në buxhet qoftë në e aspekte tjera në mënyrë që edhe ndërveprimi midis institucioneve tona të arsimit të lartë të jetë i duhur dhe së bashk të bëjmë me të mirë për të adresuar standardet”, theksoi Nikolla.

Ministrat Bytyçi e Nikolla, u shprehen të gatshëm të ndihmojnë dhe mbështesin edhe historianët për të bërë libra të përbashkët të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat