Presidenti Thaçi shpallë të dielën Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fadil Vokrrit

Kosova

Presidenti Thaçi shpallë të dielën Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fadil Vokrrit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:16
Fadil Vokrri

Vdekja e papritur e Fadil Vokrrit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës shqiptare te sportit i ka pritur të gjithë.

Varrimi i tij pritet të bëhet nesër pasdite, ndërsa protokolli i shtetit e ka marrë përsipër organizimin e ceremonisë shtetërore të varrimit.

Në anën tjetër, zyrtar të presidencës  kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi do ta shpallë të dielën (nesër) Ditë Zie Kombëtare në nderim të Vokrrit. Vendimi së shpejti pritet të bëhet publik.

Vokrri vdiq sot në mëngjes pas një sulmi në zemër. Ai edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen e 58-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat