Reagimi i Bekim Haxhiut pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Kosova

Reagimi i Bekim Haxhiut pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 13:44
Bekim Haxhiu

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reagur shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe Bekim Haxhiu.

Ja postimi i tij në Facebook:

Në mëngjes sot mora një lajm të hidhur, trishtues, legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri kishte ndrru jetë. Me talentin e tij na bëri krenarë gjeneratë pas gjenerate. Kontributi që dha në zhvillimin e futbollit do të mbetet shembull në historinë e sportit në vend. Ndihem me fat që pata rastin të bashkëpunoj kohë të gjatë me legjenden e futbollit i cili do t’i mungojë familjes, shoqërisë e sportdashësve shqiptarë. Do të jemi përgjithëmonë mirënjohës për veprën tënde të skalitur në medalje ari. U prehsh në paqe legjendë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat