Në Viti u mbajt Kuvendi zgjedhor i shoqatës së bizneseve “Bizneset”

Kosova

Në Viti u mbajt Kuvendi zgjedhor i shoqatës së bizneseve “Bizneset”

Nga: Aziz Zuka Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:56
Foto nga Takimi i Shoqatës së bizneseve të Vitisë

Sot në Viti, përfaqësues të bizneseve që operojnë në komunën e Vitisë, kanë marr pjesë në Kuvendin zgjedhorë q ëee kishte organizuar Zyra komunale për Mbështetjen e Bizneseve në Viti, ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse të Shoqatës së bizneseve në Viti.

Shoqata e Bizneseve “Bizneset” nga Vitia në Kuvendin e dytë zgjedhorë të mbajtur, ka kompletuar disa nga strukturat kryesore, si drejtuesin e saj, kryesinë, etj.

Me propozimin e anëtarëve të Kuvendit, janë zgjedhur 9 anëtar të kryesisë, nga të gjitha profilet e bizneseve. Kryesia prej 9 anëtarëve me mundësi të zgjerimit është votuar me shumicë votash, e kjo kryesi ka zgjedhur edhe kryetarin e shoqatës, Xhemajl Hasani, nënkryetarin Enver Haziri dhe sekretarin Reshat Kamberi. E takimin me prezensën e tij, e ka nderua edhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, cili ka përshëndetur kuvendin zgjedhor duke i uruar punë të mbarë dhe ka premtuar mbështetje për bizneset vitiase nga pushteti lokal.

Gjithashtu ky kuvend është përshëndetur edhe nga përfaqësuesi i projektit zviceran Aftësitë për Punësim Rural (APR), implementuar nga Helvetas Sëiss Intercooperation.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat