Sulmohet blerësi i asetit të NSH Urata Lipjan, reagon AKP

Kosova

Sulmohet blerësi i asetit të NSH Urata Lipjan, reagon AKP

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:21
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka reaguar lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj blerësit të asetit të NSH Urata Lipjan dhe fton organet kompetente që të marrin masat e duhura ligjore në mbrojtje të të drejtave të garantuara pronësore.

AKP  rikujton se  me asistencë të Policisë së Kosovës kishte bërë lirimin e pronës nga shfrytëzuesi Hysni Bytyqi  i cili ka qenë në shfrytëzim afat shkurtër me kontratë qiraje deri në momentin e privatizimit, por i cili ka refuzuar ta lirojë lokalin pasi që ai nuk kishte arritur ta blejë atë përmes procedurës së shitjes.

Rrjedhimisht, AKP më 20.03.2018 përmes asistencës së Policisë se Kosovës ka larguar uzurpatorin nga lokali dhe kontrata blerësit Fatmir Ibrahimi i është dorëzuar një muaj pas lirimit.

AKP shpreh indinjatë të thellë lidhur me rastin në fjalë dhe përkujton se sulmi fizik dhe cenimi i pronës paraqet vepër penale të sanksionuar edhe me Kodin Penal të Kosovës.

“Ne inkurajojmë dhe përkrahim përpjekjet e Ibrahimi në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtës së tij pronësore”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat