Komuna e Deçanit: Mashtrimet e Kishës ortodokse serbe të tepruara

Kosova

Komuna e Deçanit: Mashtrimet e Kishës ortodokse serbe të tepruara

Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:07
Ilustrim

Komuna e Deçanit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kompania e cila po i kryen punimet në rrugën Deçan - kufiri me Malin e Zi, ka hequr nga rruga brenda zonës së veçantë gurët nga rrëshqitja e dheut, të cilat kanë ndodhë si pasoj e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e veçantë.

Komunikata e plotë e Komunës së Deçanit:

Mashtrimet e  personelit të kishës ortodokse serbe  të tepruara dashakeqëse dhe anti- njerëzorë

Më 24 prill punimet në rrugën  Deçan Bjeshka e Belegut- Kufiri më Malin e Zi kanë filluar jashtë zonës së veçantë të mbrojtur.

Me ketë rast Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës janë garantues që ky projekt do të vazhdoi jashtë zonës së mbrojtur deri sa të arrihet  një vendim nga KZM (Këshilli për Zbatim dhe Monitorim), ku përfaqësues  në ketë këshill për absurditetin e kohës janë pesë institucione duke përfshirë  Manastirin e Deçanit e  që Komuna e Deçanit nuk është njëra nga to.

Gjatë ditës së djeshme kompania e cila po i kryen punimet jashtë zonës së veçante, ka hequr nga rruga brenda zonës së veçante gurët nga rrëshqitja e dheut të cilat kanë ndodhë si pasoj e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e veçante më pëlqimin e Manastirit që sipas Ligjit është aktivitet strikt i ndaluar .

Rrëshqitjet dhe gurët janë larguar më qellim që kjo rrugë të jetë e kalueshme dhe e sigurt për kompaninë dhe qytetarët e shumtë që kalojnë përgjatë kësaj  rruge.

Ky aktivitet human dhe i domosdoshëm po del  që personeli i Manastirit ka pritur një rast për të bere mashtrimin e radhës .

Objektivat e ndërtimit të kësaj rruge janë :paqësore , në harmoni me qëllimin e Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, në përputhje më kuadrin vizualë dhe estetik të zonës , në harmoni me ruajtjen e trashëgimisë kulturore , arkeologjike, arkitektonike dhe në funksion të ruajtjes dhe të promovimit të trashëgimisë natyrore . Ky aktivitet i renovimit-asfaltimit të rrugës ekzistuese është zhvillim i favorshëm për të gjitha komunitetet.

Ne qytetarët e Deçanit edhe sot edhe në kohë të më hershme kemi bashkëjetuar duke respektuar mozaikun e trashëgimisë kulturore fetare gjë e cila nuk ka ndodhur në të gjitha periudhat historike nga Manastiri kundrejt  qytetarëve shqiptar të Deçanit.

Koncepti  i vetëm i cili udhëheqë qytetaret e komunës së Deçanit është koncept zhvillimor dhe i  shfrytëzimit  të potencialeve dhe resurseve,  qasjes më të letë ne to për të pasur një standard më të mirë për jetën dhe për familjet tona .

Ky është dhe do të jetë qëllimi ynë i vetëm pa mashtruar të tjerët .

Në ketë rast personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin tonë dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejtë 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.

Sa i përket pronave të dhuruara nga shteti gjenocidial serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq në vitin 1994-1997 e të cilat ju dhanë edhe me vendimin  te gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës , vlerësojmë se Manastiri i Deçanit është dashur këtë pronë ta kërkoi vetëm nga qytetarët e Komunës së Deçanit .

Për një jemi të sigurte se qytetarët e  Komunë së Deçanit as një herë nuk janë udhëhequr nga idetë shoviniste dhe të nxitjes së luftërave kjo është e dëshmuar sot e gjithë ditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat