Detaje të gjendjes shëndetësore të personit që u lëndua dje nga shpërthimi i rezervarëve

Kosova

Detaje të gjendjes shëndetësore të personit që u lëndua dje nga shpërthimi i rezervarëve

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:15
Detaje të gjendjes shëndetësore të personit që u lëndua dje nga shpërthimi i rezervarëve

Sadik Thaçi, edhe pas intervenimit kirurgjik po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e shpërthimit të rezervarëve të naftës që ndodhi dje në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.

Thaçi tani është duke vazhduar trajtimin mjekësorë në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtë rast e ka konfirmuar Specialisti dhe anesteziologu i Intensives, Naim Kuçi, njëherësh përgjegjës i mjekimit intensiv qendror.

Kuçi i cili po ashtu sot është edhe mjek kujdestar ka treguar se me çfarë terapie është duke u trajtuar tani pacienti në fjalë.

Sipas tij, gjendja shëndetësore mbetet prapë e rëndë.

“Po, është Sadik Thaçi i vitit të lindjes diku 59-sh i Drenasit dikur në orët e pasdites kemi pranuar pacientin masi është bërë pastrimi në qendrën emergjente në sallën operative për momentin është i shtrirë në mjekimin intensiv qendror edhe është në gjendje të rëndë por është duke u trajtuar me terapi dhe medikamente alokfate është në respiratorë, frymarrje artificiale edhe më tutje”, ka thënë Kuçi.

Rikujtojmë, se shkaktimi i madh i zjarrit erdhi pasi punëtorët kanë qenë duke e pastruar fillimisht një rezervarë, pastaj ka ardhur deri te përfshirja e rezervarëve tjerë.

Ndryshe, organet e hetuesisë kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast, ku pritet të intervistohen disa persona përkitazi me rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat