Ndërtesa e Gjykatës Themelore në Novobërdë drejt finalizimit

Kosova

Ndërtesa e Gjykatës Themelore në Novobërdë drejt finalizimit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:35
Novobërdë

Ndërtesa e Gjykatës Themelore në komunën e Novobërdos ka kohë që ka nisur të ndërtohet. Falë monitoritmit të vazhdushëm që është duke e bërë Ministria e Administratës Publike, punimet në këtë ndërtesë kanë shënuar përparime të dukshme.

Kjo u vu re edhe gjatë vizitës që I bëri kantierit të ndërtimit të kësaj ndërtese zëvendësministri I MAP-it Sami Hajdaraj, me bashkëpunëtorë.

Nga punëkryesi, Hajdaraj u informua për shkallën e zhvillimit të punimeve, por edhe me dinamikën e paraparë, me qëllim që ky projekt madhor për këtë komunë të përfundojë në afatin e paraparë.

Sipas asaj që u pa në vendpunishte, doli se deri tash në këtë ndërtesë kanë përfunduar punët e strukturës, ndërsa tash për tash po punohet në punimet finale sic janë suvatimi, kanalizimi fasada strukturale e të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat